Familjarët e Erdgys Arazit janë shprehur shumë të shokuar nga akti i nuses së tyre Alma Arrazi duke u vetëmbytur në lumin Buna së bashku me 3 fëmijët e saj.
Ata shprehen se është e vërtetë se mes çiftit ka pasur probleme dhe nga kjo situatë Alma kurohej me ilaçe.
“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, tha një prej familjarëve.
/ReportTV