-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin Buna: U shokova, m’u duk si kukull

Kryesoret

Peshkatari Safet Hasani i cili ka gjetur trupin e vajzës 9-vjeçare në ujërat e lumit Buna ka treguar detajet.
Ai tregoi se ishte duke gjuajtur normalisht peshk kur ka identifikuar trupin.
Peshkatari tregon se është shokuar dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga benti i Darragjatit, ishte errësirë dhe mu desh të ndizja dritën e telefonit për të parë se mos ndesha helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë, mu duk ose kukull, ose njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja se mos është njeri.

Mora policinë në telefon dhe erdhën menjëherë. Erdha me varkën time dhe i mora këtu dhe shkuam tek vendi. Pasi policët e çuan sipër u konstatua se ishte njeri. U shokova sepse thoja ishalla nuk është njeri se të vjen keq, por pastaj më shkoi mendja që të marr policinë sepse ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme për ndonjë është mbytur kush apo jo”, ka rrëfyer peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e vogëlushes.

Normal që të vjen keq, se kemi fëmijë vetë. Rast i rëndë. Unë u kam ardhur në ndihmë, ata janë boll për kërkime. Terreni nuk është se është shumë në favor, është e vështirë gjetja e trupave. Grupet vazhdojnë, kërkimet vazhdojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit