Ndërhyrja e qeverisë spanjolle në Federatën Spanjolle të Futbollit mund të sjellë një lajm ‘bombë’ para fillimit të Euro 2024. Pikërisht eliminimin e Kombëtares spanjolle nga ky kompeticion.
FIFA dhe UEFA, organet drejtuese të futbollit kanë pyetur Federatën Spanjolle të Futbollit (REEF) për përfshirjen e qeverisë në punën e brendshme të saj. Vendi gjithashtu mund të humbasë të drejtat e tij për organizimin e Kupës së Botës 2030.
Në mungesë të përgjigjeve të kënaqshme, Spanja mund të humbasë në pjesëmarrjen e saj në Euro 2024. Turneu është planifikuar të luhet në Gjermani nga 15 qershori. Turneu njëmujor ka Spanjën në Grupin B së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë.
Tani, edhe Italia po bën të njëjtën gjë, por në një mënyrë pak më të ndryshme. Qeveria është gati të miratojë një akt ligjor për krijimi e një “Agjencie për vigjilencën ekonomike dhe financiare të shoqatave sportive profesioniste”. Kjo e fundit mund të kontrollojë të gjitha paratë që hyjnë e dalin nga shoqatat sportive, përfshirë edhe federatën.
Në teori, kjo agjenci duhet të shërbejë vetëm për të kontrolluar nëse ka apo jo shkelje financiare. Por UEFA-s nuk i pëlqen një gjë e tillë, ndaj ka lënë të kuptohet se miratimi i një agjencie të tillë. Do të sjellë pasoja të rënda për Italinë. Edhe në këtë rast, kërcënimi me përjashtimin nga Europiani është mëse i mundshëm.