Taksimi si dhe rritja e saj tek profesionet e lira ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek kjo shtresë. Në studion e ‘5Pyetjet’ nga Babaramo, ekspertët e ekonomisë dhanë sqarimin e tyre për këtë vendim të qeverisë.
Eksperti Klodjan Muço, sqaroi se tashmë qeveria i merr çdo profesionisti të lirë, nga 2600 euro.
‘Nëse do të kishim një kampionat për nivelin e korrupsionit, Shqipëria do të ishte kampion europe për korrupsion.
Studime të shumta nga vendet e huaja e nxjerrin Shqipërinë në nivel të lartë korrupsioni
Dje, shteti nuk të kërkonte llogari sa i kishe shpenzimet. Nuk i deklaronim, tani të thonë meqë ti vjet ke deklaruar zero shpenzime tani tatohesh 15%. Vetë qeveria deklaroi që vitin e kaluar që fitimi i 29 mijë personave ishte 560 milionë euro.
560 milionë euro herë 15% janë 74 milionë euro. Po ta pjestojmë me 29 mijë del që shteti i merr 2600 euro secilit. A është e drejtë kjo? A duhet kështu truri? Ata kanë dije. Këta persona që mungojnë gjithnjë e më tepër, që po ikin gjithnjë e më shumë?’, nënvizoi Muço.