23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarja në Shkodër/ Familjarët: Erdgysi u lidh me 18-vjeçaren harroi Almën dhe fëmijët

Kryesoret

Detaje dhe konflikte të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë ku Alma Arrazi së bashku me 3 fëmijët e saj, dyshohet se është hedhur në lumin Bunë, ku dhe janë gjetur trupat e pajetë të dy prej fëmijëve.

Sipas dëshmive të familjarëve të Almës, ata mohojnë që bashkëshorti i saj të kishte qenë i dhunshëm me fëmijët, madje ata shpreheshin se në ndryshim nga Alma që nuk e donte dhe sipas tyree ofendonte dhe ushtronte dhunë psikologjike dhe e kërcënonte, fëmijët i donte shumë.

Ata shprehen se në momentin që Erdgys Arrazi sipas tyre, krijoi lidhjen jashtëmartesore, i harroi edhe fëmijët dhe nuk kujdesej më për ta dhe Almën edhe nga ana financiare, pasi Alma vetë nuk punonte.

Familjarët e Almës hedhin poshtë fjalët e Erdgysit dhe familjes së tij se Alma vuante nga depresioni dhe babai i Almës ka mohuar që t’i ketë sjellë nga shteti Italian ilaçe për t’u kuruar, pasi i ati i Almës, A.Bushati jetonte në Itali.

Sipas dëshmisë së familjarëve  Alma për shkak të probleme në marrëdhënien me Erdgysin shkonte në Tiranë te motra e saj, por sipas tyre sa herë që ajo largohej së bashku me fëmijët, 31-vjeçari shkonte dhe e kërcënonte duke e i thënë t’i jepte fëmijët.

Sipas dëshmisë së babait, në janar Alma ka shkuar në Itali për të punuar dhe ka gjetur punë, por është kthyer në Shqipëri sërish sepse bashkëshorti i ka thënë të kthehet sepse nuk do ta tradhtojë më.

Flet e motra e Alma Arrazit: Para se të hidhej, pa Erdgysin me 18-vjeçaren duke…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit