Kryetari i PD-së, zyrtare Lulzim Basha ka dalë kundër rezolutës që propozoi Edi Rama për të kontrolluar punën e sistemit të drejtësisë përmes një komisioni të posaçëm mbikëqyrës.
“Mund të flasësh dy orë apo 12 orë, por ke 11 vite në qeverisje dhe korrupsioni është rritur dhe sot kanë ardhur deri në grykën e këtij vendi, qindra mijëra shqiptarë të votuan për ndryshim, por vendi u bë akoma më keq. Vrasja e shpresës largoi gjysmën e shqiptarëve gjatë qeverisjes tënde (i drejtohet Ramës). Dy orë retorikë, fukarallëk politik dhe retorik për të mbuluar me shoshë të vërtetën.
Për të justifikuar të pajustifikueshmen në një përpjekje kaq hipokrite. Pasi janë kapur në korrupsion, papritur po na ofrojnë një rezolutë për të luftuar korrupsionin. Një rezolutë si një barsoletë, si një hartim të dobët. Diçka të pagëlltitshme. Kujt i hynë në punë rezoluta? Rezoluta nuk tregon asnjë marrje përgjegjësie në raport me aferat korruptive që i dinë shqiptarët për shkak të atij SPAK-u.
Rezoluta nuk do i kthejë miliarda Euro në xhepat e zyrtarëve të korruptuar dhe të investuara në kulla në Tiranë, jug me resorte dhe jashtë vendit. Sikur i di vetë SPAK dhe të huajt. Rezoluta nuk do të bëjë asgjë për të frenuar këtë rendje marramendëse për t’u korruptuar dhe nga apologji dy orëshe do të vazhdojnë më shumë sepse nga i pari nuk ka asnjë marrje përgjegjësie. Ka një sy shkelje “ju vazhdoni të bëni atë që bëni” dhe unë do të vazhdoj të bëj se nuk di gjë, por “kujdes mos kapeni, se atëherë nuk di gjë”.
Nëse vërtetë Rama dhe grupi i tij parlamentar do të japë një sinjal në luftën kundër korrupsionit dhe të ndalë këtë çmenduri kolektive të pushtetit të tij atëherë nuk është vendi për më shumë fjalë. Koha për fjalë ka kohë që ka përfunduar, 11 vite më parë” tha ai.
LIVE-Rama ngre komision për të kontrolluar drejtësinë, fton edhe opozitën!