-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FMN: Ligji për tatimin mbi të ardhurat i drejtë

Kryesoret

Teksa në vend ka një debat të gjerë lidhur me fillimin e zbatimit të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat që futi fillimisht në skemë profesionistët e lirë dhe në 2029 do ët zbatohet për të gjithë bizneset e vogla, shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anke Weber, në një intervistë të posaçme për “Monitor” flet për arsyet e ndryshimit të tij dhe jep këshillat e saj për mënyrën e zbatimit.

Weber argumenton se regjimi i mëparshëm të tatimit mbi të ardhurat evidentoi disa mangësi të rëndësishme.

Pragje të ndryshme për të ardhurat nga punësimi dhe për të ardhurat nga biznesi rezultuan në një strukturë konfuze tatimore, me stimuj më të fortë, që tatimpaguesit të deklaronin të ardhurat e tyre si të ardhura nga aktivitetet e biznesit.

Ky boshllëk ishte një pasojë e paqëllimshme e dallimit midis mënyrës se si tatohen të ardhurat nga punësimi dhe biznesi dhe krijoi një situatë të padrejtë për punonjësit e tjerë.

Për të adresuar këto çështje, the Weber, ligji për tatimin mbi të ardhurat u ndryshua, me ndihmën dhe mbështetjen teknike të FMN-së, për të siguruar, që profesionistët e lirë do të tatohen në një mënyrë të krahasueshme me taksapaguesit e tjerë të punësuar.

Por, ajo shton se përvoja me zbatimin e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat nxjerr në pah sfidat, që mund të shfaqen dhe të pengojnë zbatimin e qetë dhe në kohë të masave reformuese.

Kjo nënvizon nevojën për të vazhduar përparimin me reformat e administrimit të të ardhurave, të cilat zakonisht kërkojnë një kohë të gjatë dhe koordinim të fortë ndërmjet agjencive të ndryshme zbatuese./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit