Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se është koha që Ballkani Perëndimor, Moldavia dhe Ukraina të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
Ajo e bëri këtë thirrje në një kohë kur bota është duke u përballur me konflikte të armatosura, si ai në Lindjen e Mesme, duke theksuar se rendi botëror që njohim nuk ekziston më dhe nuk do të kthehet.
Në fjalën e saj, von der Leyen shtoi se zgjerimi i BE-së nuk është një çështje ideologjike, por një çështje sigurie dhe interesi të përbashkët për Evropën. Ajo theksoi se Europa duhet të jetë e gatshme për të përmbushur detyrat që kërkon ky proces.
Përsa i përket situatës në Lindjen e Mesme dhe regjimit iranian, von der Leyen.
“Ne duhet të përqendrohemi në realitetin e situatës dhe të shohim botën ashtu siç është sot. Nuk duhet të derdhen lot për regjimin iranian. Ne duhet të jemi të përgatitur ta projektojmë fuqinë tonë në mënyrë më të vendosur.”









