Policia Rajonale po ndërmerr aksion në zonën e Kurveleshit në Tepelenë pas disa informacioneve për prezencën e kanabisit.
Mësohet se nga kontrollet është zbuluar një ambient i mbyllur, i braktisur në momentin që ka ndërhyrë policia.
Në operacion u zbuluan mbi 200 rrënjë bimë kanabis ndërsa në prangat e policisë kanë rënë katër persona.
Kontrollet në zonë janë duke vazhduar ende ndërsa dyshimet u ngritën pas konsumit të lartë të energjisë në këto ambiente, fakt i cili ra në sytë e policisë.
Vijon…