E ndërsa i doli në krah SPAK-ut, Edi Rama tha sot se në prokurorinë e Tiranës ka korrupsion. Sipas tij, aty, pra në prokurorinë e Tiranës flenë dosjet e evazionit fiskal të oligarkëve.
“Në prokurorinë e Tiranës mbrohet evazioni fiskal. Janë 80 raste. Tani e kam humbur edhe numërimin. Që flenë prej vitesh në prokurorinë e Tiranës për evazion fiskal. Ndër ato raste ka edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë.
I kemi çuar ne. Bëhet fjalë për qindra miliona euro, të shmangura nga detyrimet tatimore.
Tjetër drejtësi në SPAK dhe tjetër drejtësi në prokurorinë e Tiranës por nuk ka forcë, mal me dosje dhe lumë me shifra që e tund evazionin fiskal që e ka bërë strehë prokurorinë e Tiranës.
Thonë, gojët e liga, që për cdo dosje, ka rentë, por unë nuk merrem me thashetheme” tha ai.
LIVE-“S’i nuk i di Edi horrllëqet…”! Rama: Jemi të çarmatosur para drejtësisë