38 persona janë vendosur në pranga nga një operacion dhe sekuestrim mbi 10 milionë euro. Mes të arrestuarve ka dhe shqiptarë.
Hetimi përfshin 38 subjekte, nga të cilët 36 janë shtetas të huaj (shqiptarë, tunizianë, marokenë dhe portugeze), të mbajtur në cilësi të ndryshme përgjegjëse se kanë marrë pjesë ose kanë bashkëpunuar në dy shoqata komplekse kriminale, të cilat, të ndërlidhura mes tyre, ishin të përfshirë në trafikimin s lëndëve narkotike (kokainë, hashash, marijuanë dhe heroinë), të ardhur nga rajone të tjera italiane dhe të destinuara pothuajse tërësisht për në Trentino.
Shitja e lëndëve narkotike zakonisht kryhej në qytetin e Trentos dhe Rovertos.
Janë sekuestruar mbi 49 kg hashash, 20 kg kokainë, mbi 5 kg heroinë, afërsisht 12 kg lëndë prerëse, 1 armë zjarri, para cash për mbi 111 mijë euro dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës.