Një laborator droge në Leposaviq është shkatërruar nga policia e Kosovës, teksa në lidhje me këtë rast është arrestuar një person dhe një tjetër është në krim.
Siç thuhet në njoftim, operacioni policor ka rezultuar me gjetjen e gjithsej (409) bimëve të dyshuara të kanabisit, një pushkë gjuetie me gjithsej 43 fishek të gjuetisë, si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit ( si, poqa, ventilim, termostate, nxehëse, etj.).
“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri pas një pune hetimore dhe sigurimit të informatave të besueshme nga tereni se disa persona të dyshuar kanë improvizuar një laborator për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit, sot me datën 07.05.2024, nën asistimin e zyrtarëve policorë nga Drejtoria rajonale e Policisë (DRP) Mitrovicë veri dhe patrullave të Stacionit Policor në Leposaviq kanë realizuar një operacion të suksesshëm bastisje dhe kontrolli në fshatin Miokovicë të Leposaviqit, Mitrovicë veri.
Bastisja është kryer në një shtëpi banimi të të dyshuarit me iniciale (M.I.) dhe objektet përcjellëse, ku në një objekt përcjellës banimi në një dhomë është gjetur një laborator i improvizuar për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit.
Operacioni policor ka rezultuar me gjetjen e gjithsej (409) bimëve të dyshuara të kanabisit me gjatësi prej 5 deri në 15 cm, një pushkë gjuetie me gjithsej (43) fishek të gjuetisë, si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim, termostate, nxehëse, etj.), si dhe një jakne e Policisë së Kosovës. Njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive”, thuhet në njoftim.









