-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha denoncon Ballukun: Fshehu vdekjen e 18-vjeçarit që u përplas nga ‘Tuaregu’ i saj

Kryesoret

Sipas Sali Berishës në drejtimin e automjetit të ministrisë së Infrastrukturës ishte djali i këshilltarit të Belinda Ballukut, i cili ka aksidentuar një person në aksin rrugor Fier-Vlorë.

“Balluku fsheh vdekjen e 18 vjeçarit. Krim i shëmtuar! Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë ndërhyrje kriminale të Ballukut për të fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

Miq, ju ftoj të lexoni mesazhin e plotë të qytetarit digjital

Makina e ministrisë se Infrastrukturës tipit Tuareg, ne drejtimin e djalit 18 vjeçar te keshilltarit te Ballukut, Florion Serjanit, ne shkelje te plote ka drejtuar mjetin dhe ka aksidentuar një person ne aksin Fier-Vlore duke shkaktuar vdekjen.

Ngjarja është mbajtur e fshehte dhe me ndërhyrjen e ministres Balluku kjo ngjarje është mbyllur dhe fajtori është liruar.  Unë kam disa pyetje këtu për Ballukun:

Ç’donte makina e ministrisë qe drejtohej nga djali i këshilltarit tuaj?  Me çfarë te drejte keni fshehur ngjarjen ? Cilat janë masat e mara nga ana juaj lidhur me ngjarjen?

A keni ndërhyre drejtpërdrejt apo tërthorazi për te mbuluar skandalin e ministrisë tuaj? A keni ndërhyre tek autoritetet për mbylljen e ngjarjes me pasoje vdekjen e nje personi ? A keni konsumuar veprën penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshëm ?”, thekson Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit