-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu gjetën 65 kg marijuanë dhe 22 kg hashash, kapen 2 shqiptarët në Greqi

Kryesoret

Policia greke ka vendosur në pranga janë arrestuar 2 shqiptarë, të cilët janë kapur me një sasi droge.

Dje rreth orës 17:30 policia greke ka ndaluar në zonën e “Zografo” në Athinë, 38-vjeçarin Majkëll Muça, nga Tepelena.

Atje i janë gjetur 150 pako që përmbanin 15 kg 230 gram hashash çokollatë.
Hetimet e policisë zbuluan se ai i shiste ato për llogari të 25 vjecarit nga Patosi, Jonus Deliu. Menjëherë është ushtruar kontroll në një banesë në rrugën “Alekou Panagouli” nr.17 në “Zografo” ku banonin dy shqiptarët.

Brenda apartamentit janë gjetur dhe sekuestruar 70 pako me 7 kg 30 gram hashash çokollatë, 63 pako me 65 kg 387 gram marijuanë, 4 celularë dhe 200 euro. Është sekuestruar nga policia edhe 1 peshore elektronike. Në pranga është arritur të vendoset edhe 25 vjecari Deliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit