Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis u shpreh sot se vizita e Edi Ramës në Athinë në një tubim në datë 12 Maj është i panevojshëm, por shtoi se nuk do ta pengojë.
INTERVISTA PËR MEDIAT GREKE
Kyriakos Mitsotakis: Shiko, së pari, ai nuk vjen si mysafir i qeverisë greke. Nuk është një vizitë, do të thosha, me karakteristika dypalëshe. Ai vjen, e kuptoj, për të folur me bashkatdhetarët e tij.
Ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Përtej kësaj, mendoj se edhe ky është një opsion që për momentin, në kushtet e zgjedhjeve evropiane, më duket mjaft i panevojshëm.
Qeveria greke nuk mundet, ne jemi demokraci, ne nuk e ndalojmë të drejtën e tubimit e cila është e garantuar me kushtetutë, ndaj nuk i kushtoj aq rëndësi kësaj…
Ju nuk e ndaloni të drejtën e vizitës dhe nuk mundeni?
As qeveria.
Po në kuptimin që ai ka kërkuar një hapësirë të hapur për një tubim të madh…
Prandaj thashë se ishte një zgjedhje e panevojshme. Kemi probleme në marrëdhëniet greko-shqiptare…
Nuk do ta ndaloni këtë tubim?
Jo, nuk do ta ndalojmë.
Edhe nëse bëhet në një hapësirë të hapur?
Por sigurisht që nuk është diçka që ne kemi ndonjë arsye të veçantë për ta lehtësuar. Ne as nuk do ta ndalojmë dhe as do ta lehtësojmë.
Por më lejoni t’ju them edhe një gjë: vërtet ky rast ka krijuar një tension të madh në marrëdhëniet greko-shqiptare.
Çështja nuk është dypalëshe, është evropiane, pavarësisht atyre që pretendojnë se është një çështje që ka të bëjë vetëm me pakicën kombëtare greke. Bëhet fjalë për shtetin e së drejtës dhe mënyrën sesi Shqipëria i trajton minoritetet, ka të bëjë me mënyrën se si funksionon gjyqësori shqiptar. Qeveria greke do të vazhdojë të ngrejë këto çështje.
Dhe dua t’ju kujtoj se në fletën tonë të votimit nuk kemi një, kemi dy përfaqësues nga minoriteti grek dhe veçanërisht me Himarën si pikë referimi. Sa për të thënë edhe një gjë: ne kemi edhe një përfaqësues të pakicës myslimane në fletëvotimet tona.