-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti kinez në Serbi: Kemi miqësi prej çeliku

Kryesoret

“Miqësi e ndërsjellë prej çeliku” mes Kinës dhe Serbisë. Ky ishte mesazhi kryesor që presidentët e dy vendeve, Xi Jinping dhe Aleksandar Vuçiq, dhanë në Beograd, më 8 maj.

Dy vendet do ta ngrenë bashkëpunimin e tyre “nga niveli i partneritetit strategjik në nivelin e një të ardhmeje të përbashkët”, thanë ata.

“Ne do të punojmë së bashku me Serbinë për t’i mbrojtur interesat tona themelore dhe afatgjate”, tha Xi gjatë takimit të të dyja delegacioneve.

“Miqësia prej çeliku e dy vendeve tona vetëm se është forcuar edhe në këtë dinamikë ndërkombëtare”, shtoi ai.

Xi arriti në Beograd mbrëmjen e 7 majit dhe, përveç takimit me Vuçiqin, ai do të dëshmojë edhe nënshkrimin e më shumë se 30 marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe të kontratave tregtare.

Para Pallatit të Serbisë, atë e pritën mijëra qytetarë, që valëvitnin flamuj kinezë dhe serbë dhe brohorisnin “Serbia dhe Kina”.

Vuçiq i falënderoi ata që, siç tha, erdhën për të përshëndetur “mikun e çeliktë të Serbisë”.

Ai tha se Kina ka qenë me Serbinë “në momentet më të vështira” të saj.

“Ashtu siç i kemi ne qëndrimet e qarta për çështjen e integritetit të Kinës, se Tajvani është Kinë, ashtu edhe ata e mbështesin territorin e Serbisë, pa asnjë rezervë”, tha Vuçiq.

Kina mbështet Serbinë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Serbia, në anën tjetër, e mbështet “politikën e një Kine”, sipas së cilës, ishulli i Tajvanit, i cili e konsideron veten shtet sovran, është pjesë e territorit kinez.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit