Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet në lidhje me vrasjen me skaf të 7-vjeçares, Jonada Avidan, ngjarje e ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë më 2 gusht të vitit 2022. Prokuroria kërkon dënimin me 15 vite burg të ish-policit, Arjan Tase për vrasje me dashje.
Familja Avdian me origjinë nga Tropoja dhe banuese në Angli kishte ardhur për pushime në jug të vendit. E mitura Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.