Policia e shtetit udhëron pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inpektorit të policisë i cili kishte shantazhuar një shtetase dhe i kishte marrë një shumë parash për të mos i publikuar fotot.
Rasti u denoncua në një emisioni investigativ.
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në zbatim të Nenit 222, pika 8 të Rregullores së Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, Inspektor J.K, me detyrë trup shërbimi për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të Policisë Shkencore dhe ndaj tij ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë. Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë hetimin penal ndaj punonjësit të Policisë, informoi policia.