Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në mesditë, ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Eldi Gremi.
Sipas njoftimi zyrtar, policia sqaron se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar 25-vjeçarin Albi Kajolli.
35-vjeçari pas sherrit u plagos me thikë në pjesën e barkut nga 25-vjeçari.
Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e të riut.









