-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

57 vjeçari përplasi për vdekje dy të mitur në Durrës/ Dëshmitarët: Kush i kthen më këta?

Kryesoret

Pas aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e kësaj të diele në Durrës, ku 57 vjeçari, Nikoll Radaçi, me makinën e tij tip “ML 350” ka përplasur për vdekje dy të miturit që kanë qenë duke luajtur në trotur në zonën e Kënetës, menjëherë pas kësaj ngjarje ka ardhur edhe reagimi i disa banorëve të lagjes.

Dëshmitë e banorëve

“Shteti është për të vënë gjobat. Patrullat vënë gjoba në autostrada, nuk vijnë këtu të kontrollojnë lagjet. Kush i kthen më këta? Shteti gjobit kur nuk është për të gjobitur, jo ata që janë në faj. Duke luajtur letra në trotuar ishin”, u shpreh një nga dëshmitarët.

“Ishin fëmijët e lagjes sonë. Shoferi iku me vrap. Unë s’kam parë në jetën time kështu. Tre fëmijë”, tregon një tjetër.

“Nuk ka më keq se kaq. Tragjedi e madhe. Shteti duhet të marrë masa menjëherë. Ne të gjithë natën rrimë pa gjumë. Këtë gjë e ka bërë gjithmonë ky shoferi”, tha një banori i zonës.

“Asnjë nuk ka ardhur në këtë zonë. Asnjë nuk na e hap telefonin. Edhe video i kemi çuar. Kur marrim policinë e zonës, ata thonë “merr një tjetër”. Ka qenë problematik. I kemi thënë gjithmonë “mos, mos””, tha një banori i lagjes.

Përplasi për vdekje dy të mitur në Durrës, arrestohet 57 vjeçari

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit