Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës, afët fshatit Gos.
Është dëmtuar drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen Passat, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit për shkak të shpejtësisë së lartë.
Bëhet me dije se shoferi është transportuar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë.
Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.