Kreu i PD Lulzim Basha para se të futej në sallën e Kuvendit ku do të zhvillohet një interpelancë me ministrin Ulsi Manja, për amnistinë penale u shpreh se përmes saj janë liruar zyrtarë të korruptuar.
Ai theksoi edhe një herë se kërkon që të bëhet veting për politikanët.
“Ndryshime ligjore për të vështirësuar punën e SPAK dhe për të ndihmuar zyrtarët e korruptuar t’i shpëtojnë.
Këtë përkushtim që kemi do ta çojmë deri në fund. Ky parlament ditët i ka të numëruara. Propozimi ynë për ligjin për vetingun e politikanëve, i ndan fjalët nga veprat”, tha Basha.