Një atentat mafioz ka ndodhur pak orë më parë në Greqi ku u sulmuan një çift shqiptarësh ku burri ndërroi jetë dhe gruaja është në spital.
Mediat grek raportojnë se një person i cili lëvizte me motoçikletë ka ndaluar pranë makinë së tyre ku ka qenë dhe çifti.
Identitetet e tyre nuk janë bërë me dije por se çifti kishte kombësi shqiptare, dhe ishin prindër të një fëmije të vogël.
Sipas të njëjtave burime, autori mund të mos ketë qenë i vetëm, por ka pasur edhe të paktën 3 bashkëpunëtorë të tjerë. Thuhet se çifti kishte sjellë djalin e vogël për të luajtur në një kënd lojërash, i cili fatkeqësisht ka parë të gjithë skenën. Mediat greke shkruajnë vetëm që çifti kishte kombësi shqiptare, por nuk jep identitetet e tyre.