-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klosi apel opozitës: Ejani përqafoni vizionin e Ramës për drejtësinë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i shtriu dorën opozitën për t’u ulur së bashku dhe të krijojnë institucione europiane në politikë në kuadër të vizionit të kryeministrit Rama dhe PS-së për Shqipërinë e 2030-ës. Referimi ishte i qartë për komisionin e posaçëm që do të kontrollojë drejtësinë.

“Viti 2030 është viti ku ne paraqesim një vizion për një Shqipëri Europiane që të ketë standarde europiane në jetën tonë. Falë asaj që duhet të kemi në 2030-ën ka një kërkesë publike tashmë të kryetarit të PS-së, kryeministrit të vendit, Edi Rama që së bashku të ulemi dhe të krijojmë institucione europiane dhe në politikën shqiptare. Të krijojmë institucionin e dialogut, të bashkëpunimit, të krijojmë mundësinë që të mos kemi ndarje në Shqipërinë e vitit 2030.

Nuk mund të kemi ndarje në dakordësinë tonë në këto reforma të forta që i bën krenarë shqiptarët kudo edhe ata në diasporë. Për këtë qëllim ne kemi kërkuar të dialogojmë, jo vetëm me ju, por edhe me diasporën duke pasur 4 takime të mëdha me diasporën për të vazhduar më tej në këtë rienergjizim që kërkojmë t’i bëjmë jetës politike të diasporës shqiptare për të kontribuar dhe ata siç ju kërkojmë dhe juve në vizionin e Ramës dhe PS-së për vitin 2030. Por prapë nga ballkoni erdhi thirrja që shqiptarët të ndahen edhe në diasporë. Transporti i gjelbër është një gjë që do të ndodhë, do ta votoni apo jo ju” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit