Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është përfshirë në replika të forta me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja në seancën e sotme plenare të Parlamentit nisur nga ligji i amnistisë që sipas pjesës së opozitës së vulës liroi të korruptuarit.
Pjesë nga debati
Ulsi Manja: Lulzim ti kujdes me bojën, herë tjetër nxiji pak më shumë (flokët)
Lulzim Basha: S’ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi, të ngelën leshtë e mi në gojë.
Merru me hallet e tua, kam kërkuar heqjen e imunitetit tim. Ju jeni mashtrues. Ti dhe shefi jot jeni nona e korrupsionit.
Manja: Nuk kam naj merak e s’merrem me gjëra personale por më dhimbset vetja sepse ty të shtohen flokët dhe mua më bien, dhe kam hallin tim.