Grupi i Sali Berishës po bën gati zyrtarizimin e drejtuesve të qarqeve për përgatitjen e zgjedhjeve të 2025-ës. Në skenë kanë dalë emrat e parë.
Në kryeqendrën e veriut pritet që të dërgohet Luçiano Boçi pas humbjes së zgjedhjeve për kryetar bashkie në Elbasan.
Vlora sipas zërave mediatikë do i besohet dyshes Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa.
Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se brenda pak javësh do të jetë mbyllur lista e drejtuesve në qarqe.