-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

60 mln lekë dëm buxhetit të shtetit me skema mashtrimi, në arrest 7 persona

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka caktuar masë arresti me detyrim paraqitje për 7 persona të cilët janë akuzuar për krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH.

Mes tyre është dhe një ish-punonjës i QKB-së.
Kjo skemë mashtruese i ka shkaktuar buxhetit të shtetit 60 milionë lekë dëm.

“1-Caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg” për personin nën hetim A.Ç. Për veprën penale të parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal;

2-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për personin nen hetim A.A. për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;

3-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të për personit nën hetim M.L. për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;

4-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për personin nën hetim R.R., për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;

5-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për personin nën hetim F.D. për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

6-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për personin nën hetim A.A. për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal; dhe

7-Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” për personin nën hetim A. D. për veprën penale të parashikuar nga neni 190 dhe 300 i Kodit Penal.” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit