Prokuroria e Tiranës ka dhënë masa arresti për 2 persona dhe detyrim paraqitje për 5 të tjerë, të cilët me skema mashtruese me TVSH i kanë shkaktuar shtetit 60 milionë lekë dëm.
Sipas njoftimit të prokurorisë, ishin krijuar dhe regjistruar në mënyrë fiktive me anë të falsifikimeve, 17 subjekte tregtare, të gjitha me aksioner administrator dhe pjesëtar bordi drejtues, shtetas të huaj, përkatësisht 15 persona nga vende si Kuba, Spanja, Germania, Kroacia, Malta, Belgjika, Italia, India, Bangladeshi.
Të gjitha këto subjekte tregtare kanë kryer shitje në mënyrë fiktive në vlerën 200,000,000 lekë, duke i shkaktuar një dëm shtetit në vlerën 60,000,000 lekë. Nga verifikimi i kryer, këto subjekte nuk kanë pasur asnjëherë punonjës, mjete ose adresa sekondare për të kryer punimet të cilat kanë faturuar.
Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se të 15 të huajt të cilët kanë firmosur regjistrimet e subjekteve pranë QKB-së, nuk kanë hyrë në asnjë moment në Territorin e Shqipërisë. Dokumentet e dorëzuara nga këta subjekte në QKB, Banka të nivelit të dytë (mandat magesa kapitali), caktimi ekspertëve kontabël në statutet e tyre, u provua se janë të falsifikuara.
60 mln lekë dëm buxhetit të shtetit me skema mashtrimi, në arrest 7 persona