-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kundër surrogacisë: Rama po nxit sterilizimin

Kryesoret

Opozita kundërshton ligjin për surrogacinë. Ish-kryeministri Sali Berisha në një ndërhyrje përmes një video-mesazhi në një takim të organizuar në selinë blu u shpreh kundër projektligjit për shëndetin riprodhues. Berisha tha se Rama me këtë projekt-ligj po bën krim kundër kombit shqiptar dhe po shkatërron konceptin e familjes.

“Edi Rama tani po zgjedh tani konceptin e fermës për nënën shqiptare. Ai po dekonfiguron plotësisht familjen. Për Shqipërinë, ky është krim kundër kombit shqiptar. Rama ka mision shkatërrimin e kombit. Edi Rama kërkon me ligj të nxisë sterilizimin, në një vend ku ka tri vite që vdekjet dominojnë mbi lindjet.

Kjo është përpjekje ligjore antishqiptare, që të ulë lindshmërinë në këtë vend dhe për ta shpejtuar shkatërrimin e kombit tonë. Edi Rama do me çdo kusht të kalojë ligjin e shkatërrimit të familjes shqiptare.

Me këtë rast unë përshëndes Parlamentin Evropian që në një akt të përgjegjshëm, me një shumicë të jashtëzakonshme votash, shpalli surrogacinë që do të instalojë në Shqipëri Edi Rama me ligjin e tij, një krim evropian. Për Shqipërinë, ky është krim kundër njerëzimit, kundër kombit shqiptar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit