-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori i BE: Reforma në drejtësi e pakthyeshme, arritjet në SPAK të jenë të tilla

Kryesoret

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë takimit në kuadër të Ditës së Drejtësisë ka dhënë disa mesazhe të forta për sistemin e gjyqësorit në vend.

Ai tha se reforma në drejtësi duhet të përparojë dhe se BE shpreh mbështetjen e plotë për këtë proces dhe institucionet e përfshira.

“Reforma në drejtësi duhet çuar para dhe këto rezultate duhet t’u shërbejnë qytetarëve. Gjyqësori duhet ti shërbejë qytetarëve. Këtë javë është java e Europës, për gjithëpërfshirje në të drejtat e njeriut. Sistemi i drejtësisë luan një rol të rëndësishëm përmes trajtimit të duhur të gjyqtarëve, për të pasur integritet të gjyqësorit. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në këto fusha. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të tilla. Dedikimi i duhur nga drejtuesit është i rëndësishëm. Takimi i Këshillit është një provë për këtë dedikim. Do të doja që të mbyllja këtë fjalim së BE e mbështet sistemin e drejtësisë dhe do të mbrojë të gjithë institucionet e drejtësisë.”, tha ai nga mbledhja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit