Dyshimet për tradhëti dhe xhelozia janë bërë shpresh problem dhune në familjet kosovare.
Një rasti i tillë ka ndodhur dhe në Gjakovë ku një çift u konfliktua dhe përfunduan të dy në polici.
Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi gruaja e kishte kërkuar llogari bashkëshortit, e më pas ky i fundit i revoltuar e ka sulmuar.
Sipas të njëjtave burime, burri i dyshuar është hedhur nga ballkoni i katit të parë të banesës së tyre, duke pësuar kështu lëndime.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.