Prokuroria e Posaçme ka apeluar brenda një kohe shumë të shkurtët lirimin e kreut të Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena nga qelia në masën e arrestit në shtëpi.
Prokurori i Posaçëm Elvin Gjokaj ka kundërshtuar vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë Erion Çela duke e çuar çështjen në Apel.
Shumica e të dënuarve që kanë dhënë para për të ndikuar në vendim gjyqësor kanë përfunduar në burg me përjashtim të avokatit Lena.
Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë Arben Lena i akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm lidhur me çështjen e një të arrestuari për akuzën e trafikimit të refugjatëve të cilin Lena e mbronte.
Avokati ka mohuar akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.