-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni i Kongresit heton ‘Georgia Tech’ dyshohet për bashkëpunim me një universitet kinez

Kryesoret

Një komision i Kongresit amerikan për Kinën i ka kërkuar universitetit “Georgia Institute of Technology”, i njohur në fushën kërkimore, që të ofrojë detaje të bashkëpunimit me një universitet kinez që përballet me kufizime të vëna nga qeveria amerikane për shkak të lidhjeve të supozuara me ushtrinë kineze.

Universiteti amerikan njihet shkurtimisht si Georgia Tech. Universiteti “Georgia Institute of Technology” bashkëpunoi me Universitetin Tianjin të Kinës në fushën e teknologjive të avancuara pavarësisht lidhjeve të dokumentuara me ushtrinë kineze, thuhet në një letër drejtuar presidentit të universitetit amerikan, Angel Cabrera, nga kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Kinën, ligjvënësi republikan John Moolenaar.

Por shkencëtari i universitetit amerikan që udhëhoqi projektin në fjalë i mbrojti kërkimet, duke thënë se të gjitha rezultatet ishin publike. Ai tha se projekti kishte kaluar përmes shqyrtimeve ligjore dhe se vetëm një pjesë e vogël e financimit ishte nga instituti kërkimor (GTRI) që sponsorizohet nga Pentagoni.

Letra e së enjtes vuri në dukje se në vitin 2020, Universiteti Tianjin dhe filiale të tjera ishin shtuar në listën e kufizimeve të eksportit të Departamentit të Tregtisë për veprime që bien ndesh me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, përfshirë vjedhjen e sekreteve tregtare dhe bashkëpunimin kërkimor për të avancuar ushtrinë kineze.

“Ndërsa Georgia Tech e ka të ndaluar të eksportojë teknologji të ndjeshme në Universitetin Tianjin, për shkak të kufizimeve të vëna nga qeveria amerikane, ajo ka bashkëpunuar me Universitetin Tianjin dhe të paktën një entitet tjetër të lidhur me ushtrinë kineze për zhvillimin e teknologjive të ndjeshme”, tha zoti Moolenaar. Qendra kërkimore e Universitetit Tianjin është e lidhur me një kompani, degët e së cilës furnizojnë ushtrinë kineze, thuhet në letër. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit