Kvicha Kvaratskhelia është objektivi i parë i Luis Enrique për të zëvendësuar Kylian Mbappé, kampioni francez i cili do të largohet nga PSG në fund të muajit për t’iu bashkuar Real Madridit.
RMC ‘Sport’ zbulon se në javët e fundit dirigjenti i francezëve Luis Campos është takuar tashmë me agjendët e sulmuesit gjeorgjian në Romë dhe sipas tyre diskutimi ishte pozitiv dhe futbollisti 23-vjeçar ishte entuziast për këtë mundësi.
Nga ana e Napolit, me kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027, bëhet me dije se Kvara nuk është në shitje, edhe sepse Victor Osimhen tashmë i është premtuar largimi verën e ardhshme. Por PSG do të bëjë gjithçka për ta rekrutuar atë.