Sekretari i Partisë Socialisite për Integrim gjatë një deklaratë për media ka folur në lidhje me antarësimet e reja në PS.
Klosi është shprehur se zgjedhjet do të zhvillohet me 5200 organizata socialiste në të gjithë vendin dhe bëri thirrje për të votuar 95 mijë anëtarë aktivë.
Janë 1970 kandidatë në garë dhe do të zgjidhen 950 delegatë. Klosi tha se në PS janë anëtarësuar 33 mijë anëtarë të rinj.
Gjithashtu Klosi foli për turin e kryeministrit në diasporë kud he tregoi datat.
“Në Athinë do të bëjmë një tur takimesh me diasporën shqiptare. Të dielën do të jemi në Athinë në orën 11, ku do të zhvillohet takimi me diasporës. Në 26 maj do të jemi në Milano dhe në 2 qershor në Londër dhe në 16 qershor në Duseldorf”, tha Klosi.