Inceneratori që nuk u ndërtua kurrë po shkakton krizë mjedisore në zonën Sharrës në Tiranë. Landfilli është mbushur me plehra tej kapacitetit të lejuar.
Krahas ndotjes nga plehrat, banorët e zonës po vuajnë edhe mungesën e ujit. Ekspertët e mjedisit e cilësojnë situatën emergjente.
Mëngjesin e 7 majit Xhuli Lamuça po kulloste lopët në lëndinën me bar fare pranë landfillit të Tiranës, në fshatin Sharrë.
Për të hyrë në tokën që dikur ishte e tyre, Xhuli dhe banorët e tjerë të fshatit duhet të kalojnë përmes të çarës që i kanë hapur gardhit me rrjeta metalike të koncensionarit (Lexo KETU investigimin e plotë).