Një çift italian ka rënë pre e një grabitje mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Dy turistët kishin parkuar mjetin e tyre tip ‘Audi’ në zonën e Lungomares, ku dhe ka ndodhur grabitja.
Autorët kanë thyer xhamin e pasagjerit dhe kanë marrë 2500 € gjendje dhe gjithë dokumentacioni dhe sendet me vlerë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimore janë marrë ne pyetje dhe persona që mund të kenë qenë dëshmitarë.