-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazeta greke: Rama po vjen me 150 ministra, deputetë dhe gazetarë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga vizita e kryeministrit Edi Rama nesër në Athinë. Media greke “Protothema” ka zbardhur detaje lidhur me axhendën e takimeve të tij. Rreth 150 persona do të shoqërojnë kryeministrin e Shqipërisë gjatë vizitës së tij private nesër në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El.Venizelos” në orën 08:30-9:00 të mëngjesit.

Sipas Protothema, Rama do të jetë i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në teatrin në Galatsi. Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina, raporton media greke. Siç dihet deri tani, takimi me diasporën do të hapet me një koncert ku do të jenë të ftuar këngëtarë shqiptarë.

Sakaq pak ditë më parë homologu i Ramës, Kyriakos Mitsotakis e ka cilësuar vizitën e tij si të panevojshme, ndërsa u shpreh se Rama nuk është një i ftuar i qeverisë por gjithsesi ata nuk e ndalojnë dot vizitën e tij.

Snajpera dhe helikopterë! Greqia në këmbë për vizitën e Ramës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit