Kishte përshtatur një qendër masazhesh për prostitucion në Tiranë, shpallet në kërkim 29-vjeçari, arrestohet menaxherja dhe procedohen penalisht 5 vajza.
“Si rezultat i tij:
▪️u arrestua në flagrancë M. H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh;
▪️u proceduan në gjendje të lirë E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë;
▪️u shpall në kërkim M. Xh., 29 vjeç.
Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, M. Xh., administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.