Ditën e nesërme, Kryeministri Edi Rama do të jetë për një vizitë në Athinë, Greqi. Sipas gazetave greke, fjalimi i Ramës do të shoqërohet me një spektakël të këngëtarëve shqiptarë, si Era Rusi dhe Noizy.
Ndërsa këngëtarja Eleni Foureiras refuzoi propozimin që të merrte pjesë në fjalimin e Kryeministrit dhe të këndonte.
Gjithashtu sipas gazetës greke Rama ka mundësi të mos thotë asnjë fjalë për çështjen “gjemb” mes Greqisë dhe Shqipërisë, përkatësisht burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.