Në fjalimin e sotëm nga Athina, Rama ka folur për të gjitha sakrificat e grekëve përgjatë viteve. Ai është shprehur se në kohët e sotme Greqia është e shqiptarëve saç është e grekëve.
Rama:Ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend. Ju i bëtë vendin vetes në shoqërinë greke.
Bashkë me greket, ju shqiptarë jeni evropianet e Greqisë. Ju sot keni këtu shtëpitë tuaja, dyqanet, bizneset, fëmijë të mirë shkolluar në sistemin arsimor të Greqisë. Greku e shqiptari nuk dallohet më.
Ndërkohë ju ktheheni gjithë e më shpesh edhe në shtëpitë tuaja në Shqipëri ku keni mbajtur me ndihmën tuaj financiare, prindër të moshuar, nipër e mbesa, keni nisur të investoni kursimet tuaja.
Jo të gjitha dallimet janë sheshuar. E di që fantazmat e paragjykimeve i shfaqen tek tuk ndonjëherë, përmes ndonjë gojë apo dore të të shkuarës në rrugën tuaj të hapur me forcën madhështore të shembullit. Por di që koha juaj nuk kthehet më prapësht.
Vendimmarrësit e këtij vendi e kanë të plotë vetëdijen se Shqipëria ka nevojë për ju, sic ju keni nevojë për Greqinë. Greqia dhe shqiptarët e Greqisë janë bërë të pazëvendësueshëm. Kush dyshon këtë dyshon tek dielli që lind, ndërsa kush e kundërshton i bie pasqyrës me kokë