Rama gjatë fjalimit të tij sot në Athinë iu ka bërë një ftesë grekëve që të vijnë në Shqipëri jo vetëm për pushime por dhe për mundësi investimi.
“Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri jo vetëm për të pushuar por dhe për të punuar hapur dyqane, ngritur kompani, startuar linja investimesh për të përfituar nga një regjim taksash shumë më I ulët se në Greqi. Madje Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk I krijon asnjë telash. Përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje e pastaj vjen e humb zgjedhjet këtu! Byjrum! Si në shtëpinë tuaj” u shpreh Rama.