-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Spiropali nga Athina: Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen në mendje

Kryesoret

Në takimin me emigrantët në Athinë e pranishme ka qenë edhe “Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Deputete” Elisa Spiropali e cila u shpreh se marrëdhëniet mes 2 vendeve kanë qenë agresive por asnjëherë nuk është kaluar limiti.

“Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen në mendje kur perdja e hekurt e komunizmit ra. Papritur kuptuam se ishim të varfër dhe të pa ngrenë, ishim të vetëm në një botë të madhe. Atëherë Greqia, fqinji ynë shekullor u shfaq pas asaj perde që rusej si toka e parë. Krah grekësh fisnik e zemërgjerë ndanë me ne bukë e kripë.

Fërkime dhe keqkuptime, mëri të vjetra në kufirin dikur të heshtur mes dy vendeve nisën  të riluajnë si në një pllakë gramafoni kërcitje të forta.

Sot ajo pllakë gramafoni vazhdon të rrotullohet, por kërcitjet e gjilpërës se gramafonit nuk i kalojnë dot korridoret e politikes së ditës.

Sa shumë ka ndryshuar koha e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë.” shprehet Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit