Kryeministri Edi Rama për pak çaste do të jetë në Athinë ku do të takohet me emigrantët shqiptarë.
Pritet që Rama të arrijë në stadiumin Galatsi ku emigrantët kanë nisur të mblidhen për takimin.
Me flamuj kuqezi në duar, siç shihet edhe në këto foto, ata presin kreun e qeverisë. Vizita e Ramës zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në stadium do të ketë edhe performancë nga këngëtarët Noizy e Era Rusi.