Kryeministri Edi Rama nis sot nga Athina turin me diasporën. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në stadiumin ‘Galatsi’, në sallën “Christmas Theater”. Stadiumi është mbushur plot me shqiptarë pak minuta para nisjes.
“Fjalimi i tij është planifikuar për në orën 10.30 dhe pritet të kthehet në Tiranë pasdite. Të paktën 2000 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Greqisë gjatë ditës së djeshme për të ndjekur fjalimin e kryeministrit shqiptar në Klisto tou Galatsi”, shkruan protothema.
Sipas informacioneve të protothema.gr, Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë.