Kryeministri Edi Rama pritet që pas pak të jetë në stadiumin Galatsi në Athinë për takimin e tij me emigrantët.
Media greke ‘Kthimerini’ thotë se në fjalimin e tij nuk ka në plan të që të flasë për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, në burg për blerje votash.
“Në Tiranë po bëjmë një betejë historike. Ne duam ta bëjmë drejtësinë të pavarur nga pushteti politik për herë të parë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane”, tha Rama për Kathimerini.
Rama thotë për median greke se janë në një ‘betejë’ për t’i dhënë për herë të parë drejtësisë në Shqipëri pavarësinë nga pushteti politik. Kreu i qeverisë bën të qartë, se mes rastit të Belerit dhe zyrtarëve të PS që janë dënuar nuk ka asnjë ndryshim, duke shtuar se nuk ka asnjë arsye përse t’i drejtohet komuniteti shqiptar në Greqi mbi këtë rast.