Policia e Shkodrës ka sekuestruar 65 kg marijuanë në formë çokollate.
Kjo sasi lënde narkotike është gjetur në një tunel në lagjen “Skënderbej”.
Gjatë operacionit brenda një automjeti tip furgon u gjetën dhe u sekuestruan edhe rreth 31.5 kg kanabis në formë bohçeje.
Policia nuk ka konstatuar persona gjatë operacionit, por ka identifikuar dy persona, për të cilët vijon puna për arrestimin.