I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” gazetari Erald Kapri ka folur për vizitën e kreut të shtetit, Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë. Kapri u shpreh se ky takim u realizua në interesin e tij dhe se rrëzoi shumë pretendime.
“E gjitha është vetëm për interes të Ramës i cili kërkon ti veshi vetes një aurë madhështie.
Ai po e shikon këtë si mundësi dhe përdor emigrantët shqiptarë të cilët kudo ku jetojnë janë jetim.
Rama ka 11 vjet në pushtet, çfarë bilanci ka zoti Rama, ai tha nuk kemi pretendime me Greqinë, ne me Greqinë kemi shumë çështje.
Dhe çështjen çame nuk e përmendi, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm zoti Rama ka pasur shanset më të mëdha për marrëdhënine Shqipëri-Greqi” u shpreh Kapri