Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Bulqizë ditën e sotme rreth orës 17:30 në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtimin e një automjeti të parkuar.
Nuk raportohet për persona të dëmtuar.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.