-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Jashtme e Kosovës refuzon kërkesën e kreun e Kishës Ortodokse serbe për vizitë

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka refuzuar kërkesën e e Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës gjatë ditës së sotme.

Lajmi është bërë i ditur më herët gjatë ditës nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

MPJD ka thënë se nuk do të lejohen vizita të tilla derisa “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes”.

Petkoviq ka thënë se përfaqësuesi më i lartë i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije është nisur të hënën drejt Kosovës për të marrë pjesë në Kuvendin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në Patriarkanën e Pejës, ditën e martë.

“Në orën 1:30 pasdite, patriarku serb është dashur të kalojë pikën administrative të Merdares, për të shkuar në selinë shekullore të kryepeshpokëve dhe patriarkëve, mirëpo në momentin kur është dashur të kalojë pikën, ka ardhur ndalesa prej Prishtinës, me arsyetimin se kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës”, ka thënë Petkoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit